Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Basha “thumbon” Vlahutin dhe Fleckenstein: Dëshmitarë të rremë që na thonë “puthuni” me qeverinë e krimit

Lapsi.al 2 July 2018
Basha “thumbon” Vlahutin dhe Fleckenstein: Dëshmitarë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha “thumboi” sot ambasadorët e huaj në Shqipëri pas kërkesave për bashkëpunim mazhorancë-opozitë. Gjatë paradites ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein apeluan që mazhoranca dhe opozita të të bashkohen për integrimin.  

“Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura. E kemi parë në disa vende por dhe këtu, disa grupe interesi e kanë kuptuar se çfarë është BE, por ka dhe disa grupe qe nuk nxitojnë sepse nuk e duan BE. Shumica dhe pakica duhet të bashkëpunojnë. Shumica te shtrijë dorën e dialogut, sepse pa këtë, procesi është  pothuajse i pa mundur” – tha Vlahutin.

Nuk vonoi edhe përgjigjja e Bashës gjatë një takimi me të rinjtë në përkujtim të 2 korrikut 1990 kur shqiptarët hynë pasivisht në ambasadat e Tiranës.  

“Më vjen keq që edhe sot ka pasur investime Don Kishoteske, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës. Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, por i qeverisë së lidhur me krimin. BE ka folur qartë, nuk e pranon mashtrimin. Ai ka pasur edhe “dëshmitarë të rremë” që nuk kanë parë krimin, korrupsionin dhe drogën. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta.

Nuk i ka mbyllur dyert konflikti politik. Ata që thonë këtë janë mercenarë të Ramës ndërsa përsiatjet që “hajde puthuni” janë anti-europiane, pasi demokracia europiane ka në themel antagonizmin. Si u shërbehet qytetarëve duke u bërë fresk apo duke u përballur? “Jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë”, - ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit dhe drogës”, - tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Durrës, gjendet trupi i mbytur i muxhahedinit

Pas 12 ditësh kërkime është gjetur më në fund trupi i pajetë i shtetasit iranian që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz. Tru...

18:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI