Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Basha: 5 oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë (Por nuk përmend emra)

Lapsi.al 2 July 2018
Basha: 5 oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë (Por nuk

Për të përkujtuar 2 korrikun, ditën kur shqiptarët u futën në ambasada, kreu i PD-së, Lulzim Basha, zgjodhi një takim me të rinjtë. Ndër të tjera ai foli për integrimin e Shqipërisë në BE, ku vuri theksin te hapja e negociatave. Sipas Bashës, nuk hapen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën, 

"Me ekonomi të drogës dhe krimit nuk hapen. Sa u hapën në 2016, sa u hapën këtë qershor, aq do të hapen edhe qershorit tjetër. Opozita e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke u thënë evropianëve të vërtetën në sy dhe duke u thënë kështu është siç thoni ju. Ndihma juaj për hapjen e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t'i mbajtur nën kontroll. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë e parë është çlirimi i politikës nga krimi. Çlirimi nuk do të vijë duke i dhënë falje Edi Ramës, por duke i treguar Edi Ramës, derën, duke larguar këtë qeveri. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi hap negociatat. Nga oligarkët, pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë dhe që pastron paratë e drogës për llogari të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, ky merr çdo tender. Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë”, tha Basha.

Sa i përket projektit të Teatrit Kombëtar, kreu i PD-së u shpreh se kur ata të vijnë në pushtet do të zhbëjnë me ligj cdo grabitje që i bëhet pronës publike.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Durrës, gjendet trupi i mbytur i muxhahedinit

Pas 12 ditësh kërkime është gjetur më në fund trupi i pajetë i shtetasit iranian që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz. Tru...

18:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI