Flash

Këto janë albumet muzikorë më të mira të 2017-ës

Lapsi.al 2 January 2018
Këto janë albumet muzikorë më të mira të

Një ndër gjërat që nuk na zhgënjeu në vitin 2017 ishte muzika. “Us Weekly” ka bërë një listë me albumet më të mira për 2017 nga çdo zhanër muzikor.

1. Harry Styles me albumin “Harry Styles”

Me ekzekutimin e tij solo Harry Styles ka provuar se di t’ja dal dhe vetë mbanë pa qenë pjesë e grupit “One Direction”. “Sign of the Times” dhe “Sweet Creature” janë dy nga këngët më të mira të artistit.

2. Kendrick Lamar me albumin “DAMN”

Kendrick në albumin e tij solli këngë në lidhje me klimën politike me tekste shumë të fuqishme duke e lidhur dhe me ankthin dhe çështjet sociale.

3. Taylor Swift me albumin “Reputation”

Në këtë album Taylor i bëri himn ndarjeve të saj dhe këndoi në lidhje më analizën e vetvetes dhe rritjes.

4. Kelly Clarkson me albumin “Meaning of Life”

Edhe pse kanë kaluar 15 vite që nga dalja në skenë e Kelly Clarkson ajo vazhdon ende të jetë një idhull për shumë persona. Në albumin e saj shkruan “Who” ka pasur shumë këngë ritmike si: “Love So Soft” dhe “Whole Lotta Woman.”

5. Khalid me albumin “American Teen”

Dhjetë muaj pas diplomimit të tij në gjimnaz adoleshenti i Teksas-it nxorri disa këngë si: “Location” apo “Young Dumb & Broke” që vazhdojnë edhe pas kaq shumë muajsh të dëgjohen.

6. Lorde me albumin “Melodrama”

Këngëtarja me origjinë nga Zelanda e Re u rikthye në muzikë me një perspektivë të re.

7. Jay-Z me albumin “4:44”

Në këtë album Jay-Z trajtoi pabesinë, kulturën hip-hop si dhe gabimet që u bënë në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’

8. LCD Soundsystem me albumin “American Dream”

Grupi rrok i Bruklin u shpërbë në 2011 por u kthye më pas shumë fuqishëm dhe albumi ‘American Dream’ është prova më e mirë për këtë gjë.

9. Drake me albumin “More Life”

Disa e cilësuan si një “mixtape”,disa të tjerë si album, ndërsa Drake si një listë këngësh. Por një gjë është e sigurtë se ky album është projekti më i mirë që nga 2011.

10. Kesha me albumin “Rainbow”

Në albumin e ri ajo tregoi shpirtin luftarak, problemet dhe triumfet e saj peronale si në këngët: “Praying” dhe “Woman”.

Të këshilluara

Vin Diesel aktori më i paguar sipas "Forbes"

Nuk ka superheronj apo personazhe të tjerë që ta sfidojnë, aktori më i paguar i kinemasë është Vin Diesel.Revista “Forbes”, ka publikuar klasifikimin e aktorëve...

13:24

Era Istrefi thyen rekod me klikimet e BonBon

Era Istrefi, është bërë e famshme me këngën e saj “Bonbon” e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Tani, duket se “Bonbon”, edhe pse pas një viti që...

11:38

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI