Flash

Dasmat e vipave që pritet të mbahen gjatë 2018-ës (Foto)

Lapsi.al 2 January 2018
Dasmat e vipave që pritet të mbahen gjatë 2018-ës (Foto)

Viti 2017 padyshim që do të mbahet mend si viti i damsave VIP, mirëpo duket se edhe gjatë 2018-ës ato nuk do të jenë të pakta. Ja cilat janë 6 dasmat që do të çmendin shqitarët gjatë këtij viti.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj 

Ndonëse ende nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, duket se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë gati për hapin e madh. Sipas “Panorama Plus”, largësia fizike, duke qenë se Luana jeton në Tiranë dhe Krenari në Prishtinë, e ka detyruar çiftin të shkojë drejt altarit dhe dasma e tyre thuhet se do të mbahet në verën e vitit 2018.

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov 

Në një kohë fare të shkurër, ata bënë publike lidhjen e tyre, fejesën e beftë e më pas martesën, duke surprizuar publikun. Por surprizat s’kanë mbaruar me kaq, pasi sipas “Prive.al”, dyshja do të mbajë dasmën në prill të 2018, ku do të jenë të ftuar 120 persona.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Pasi i propozoi për martesë pak ditë më parë, duket se më në fund Ledion Liço dhe Sara Hoxha kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe të bëjnë një dasmë. Këtë  e zbuloi Sara në emisionin “Shiko kush luan”, ku ndonëse nuk zbuloi muajin kur do të mbahet dasma, u shpreh se janë në prag të përgatitjeve.

Floriana Garo dhe Enis Daci 

Pasi deklaroi se ishte fejuar dhe se do të zhvendosej në Zvicër, moderatorja Floriana Garo i surprizoi të gjithë duke zbuluar se ishte në pritje të ëmbël. Dhe jo vetëm kaq, por Garo është martuar me avokaton Enis Daco dhe në një intervistë për suplementin “Bluetooth” në “Gazeta Shqiptare”, u shpreh se dasma do të mbahet pas lindjes së vajzës.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl 

Bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj vetëm pak ditë më parë mori një propozim spektakolar për martesë nga i dashuri çek Jakub Kindl. Dyshja ende nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me dasmën e tyre, por me shumë gjasa, ata do të lidhin kurorë përgjatë vitit 2018.

Blerina Braka me partnerin 

Partnerin dhe babanë e fëmijës së këngëtares Blerina Braka me shumë mundësi do ta njohim në dasmën e saj, pasi deri më tani, ajo ka refuzuar ta  bëjë publik identitetin e tij. Në pjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”, Braka deklaroi se ishte në pritje të ëmbël dhe në emisionin “Thumb”, ajo u shpreh se pas lindjes së fëmijës, në muajin tetor ndoshta mund të mbajnë dasmën.

Të këshilluara

Vin Diesel aktori më i paguar sipas "Forbes"

Nuk ka superheronj apo personazhe të tjerë që ta sfidojnë, aktori më i paguar i kinemasë është Vin Diesel.Revista “Forbes”, ka publikuar klasifikimin e aktorëve...

13:24

Era Istrefi thyen rekod me klikimet e BonBon

Era Istrefi, është bërë e famshme me këngën e saj “Bonbon” e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Tani, duket se “Bonbon”, edhe pse pas një viti që...

11:38

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI