Flash

Albert Krasniqi flet për tradhëtinë ndaj Babastars dhe për miqësinë me Noizyn

Lapsi.al 27 December 2017
Albert Krasniqi flet për tradhëtinë ndaj Babastars dhe për

Pak ditë më parë një foto mes Albert Krasniqit (ish-menaxher i Babastars) dhe Noizyt (lider i grupit OTR) mori vëmendje mjaft të madhe dhe u diskutua gjatë.  Është folur e stërfolur për rivalitetin mes dy grupeve të sipër përmendura, ku nuk kanë munguar as diset me këngë ndaj pjestarëve të grupit. Madje kujtojmë dhe sherrin e një viti më parë ku Albert Krasniqi ishte ai që qëlloi me armë drejt Noizyt dhe shokëve të tij për ti dalë në mbrojtje Babastars. Por le të kthehmi dhe një herë tek fotoja që bëri bashkë dy “armiq”. Si e ka komentuar Albert Krasniqi këtë “tradhëti” të ish grupit të tij.

Në një intervistë për Xing.al Albert Krasniqi ka thënë se ajo foto është bërë për të treguar një mesazh të rëndësishëm, dhe për të ndikuar pozitivisht tek njerëzit dhe sidomos tek brezat e rinj.

“Me Noizy-n e kemi bërë një foto dhe e kemi postuar si qëllim kemi patur që të ndikojë pozitivisht në krejt botën ku ka shqiptarë, të merret një shembull i mirë sepse jemi shqiptarë dhe ti harrojmë problemet e kaluara mes njeri-tjetrit dhe të mundohemi të ecim përpara pa hasmëri”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se miqësia mes tij dhe liderit të OTR-së është bërë nëpërmjet një miku të përbashkët. Alberti tashmë nuk është pjesë e asnjë grupi muzikor dhe mbi të gjitha ai nuk e sheh tradhëti largimin nga Babastars ndërsa afrimiteti me Noizyn sipas tij është për të dhënë mesazh sensibilizues.

Të këshilluara

Kanye i dhuron aksione Kim Kardashian

Kim Kardashian ka treguar se bashkeshorti  i saj i ka dhuruar asaj një kukull Mickey, çorape Adidas, kartë Netflixi, kartë Amazoni si dhe kufje Apple.  Megjitha...

15:08

Ndahet nga jeta aktorja Heather Menzies

Heather Menzies ishte aktore e filmit të njohur "The Sound of Music", fitues i 5 çmimeve Oscar. Heather vdiq për shkak të sëmundjes së kancerit në tru duke l...

14:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI