Flash

Këto janë 10 shtetet me femrat më të bukura sipas "Travelers Digest"

Lapsi.al 26 December 2017
Këto janë 10 shtetet me femrat më të bukura sipas

Femrat e bukura gjenden në çdo cep të botës, por me sa duket ka disa qytete që nga ky aspekt janë të bekuara.

Sipas  revistës  ‘Travelers Digest’  si më poshtë janë  10 vendet me gratë më të bukura në botë.

Çdo qyteti i është bashkangjitur motivacioni se përse është zgjedhur për të qenë pjesë e kësaj liste.

Vendin e parë për gratë më bukura në botë e zë Ukraina, por a është Tirana një prej tyre?

Montreal, Kanada. Është qyteti i duhur për ata që kanë dobësi ndaj grave që flasin disa gjuhë.

Finesa dhe kultura e këtyre femrave që flasin rrjedhshëm anglishten dhe frëngjishten është një nga pikat kyçe që i bën interesante në sytë e mbarë botës.

Seul, Korea e Jugut. Koreanet janë femrat më të preferuara aziatike për shkak të karakteristikave fizike që kanë.

Nuk janë shumë të gjata, por as të shkurtra. Çelësi i hijeshisë së tyre qëndron te sytë në formë bajamesh dhe linjat delikate të fytyrës.

Të kujtojnë pak a shumë geishat e filmave.

Amsterdam, Holandë. Femrat holandeze konsiderohen si gratë më moderne dhe largpamëse. Disa i cilësojnë si shoqëruese ideale në çdo lloj veprimtarie, veçanërisht në aktivitete festive.

Edhe këto shquhen për shtatlartësinë e tyre dhe flokët biondë.

Tel Aviv, Izrael. Ajo që të godet nga gratë e këtij qyteti, është hijeshia enigmatike që kanë me lëkurën e errët dhe sytë ‘smeraldi’.

Moskë, Rusi. Rusia mburret për gra të parezistueshme, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër. Gjithashtu, janë të sjellshme dhe miqësore.

Shumë prej modeleve më të bukura në botë janë ruse.

Sofje, Bullgari. Bullgaria është një vend disi i nënvlerësuar, por midis cilësive që pak janë të njohura për të huajt, bëjnë pjesë edhe gratë, që të magjepsin me bukurinë e tyre hipnotike me sy të kaltër dhe flokë të errët.

Buenos Aires, Argjentinë. Gratë e Amerikës së Jugut janë shembull i bukurisë shpërthyese. Me buzëqeshjen dhe dëshirën për tangon, si biondet dhe zeshkanet argjentinase të joshin me pasionin e tyre.

Nju Jork, SHBA. Në qytetin që nuk fle kurrë, nuk është e vështirë të hasësh modele dhe gra të rafinuara në bulevardet e Bruklinit, mbas të cilave është e pamundur të mos lësh mendjen.

Stokolm, Suedi.  Suedia është vendi ideal për ata që gratë i preferojnë të gjata dhe bionde. Me një bukuri të akullt, por delikate, shtatlarta, bionde natyrale, me sy dhe lëkurë të çelur ato janë ato tërheqin imagjinatën mashkullore më shumë se të tjerat.

Kiev, Ukrainë.  Fitueset  e pakundërshtueshme të klasifikimit janë pikërisht ukrainaset. Mund të admirosh bukurinë e tyre ndërsa marrin rreze dielli me bikini buzë brigjeve të lumit Dnieper.

Kanë një hijeshi unike dhe egërsia e tyre në konturet e feminilitetit të magnetizon.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI