Flash

Ermal Meta sërish në Sanremo 2018

Lapsi.al 18 December 2017
Ermal Meta sërish në Sanremo 2018

Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të marrë pjesë sërish në Sanremo. Vitin e kaluar Meta u rendit i treti në festivalin më të rëndësishëm të Italisë me këngën “Vietato Morire”, të frymëzuar nga mësuesja e tij. Këtë vit ai do të paraqitet në duet me Fabricio Moron, të cilët do të interpretojnë këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Vitin e kaluar Ermal Meta korri sukses duke marrë çmimin e kritikës me “Vietato Morire”, ndërsa ka publikuar deri tani dy albume “Umano” dhe “Vietato morire”.

Po kështu disa javë më parë këngëtari shqiptar rrëmbeu çmimin ‘MTV Europe Music Awards’. Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues. Kjo ka bërë që Meta të marrë vendimin për të konkurruar sërish në festivalin e mirënjohur italian, “Sanremo”.

Të këshilluara

Dhunohen fansat në koncertin e Travis Scott

U mbajt në Los Angeles festivali i përvitshëm “Cali Christmas” ku qindra fansa nga e gjithë Amerika mblidhen për të parë idhujt e tyre nga afër por kur bëhet fj...

18:07

Stefano Gabbana:Mos më quani më gay

Bashkëthemeluesi i Dolce&Gabbana, ka thënë se është thjesht një burrë dhe nuk dëshiron që të definohet nga përcaktimi i tij seksual.Dizajneri italian, Stefa...

15:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI