Flash

Taylor Swift tregon ngacmimin seksual ndaj saj

Lapsi.al 7 December 2017
Taylor Swift tregon ngacmimin seksual ndaj saj

 Për herë të parë Taylor Swift ka folur për ngacmimin që i ka bërë kohë më parë DJ David Mueller me të cilin është përballur edhe në gjyq. Këngëtarja e akuzonte djalin se e ka ngacmuar duke i futur duart poshtë fundit e duke i prekur të  pasmet gjatë kohës kur të dy po bënin një foto.Swift ka rrëfyer se Mueller duhet të dënohet e të kthehet në një shembull madje u ka bërë thirrje dhe grave të tjera që mos të heshtin por të padisin publikisht veprime kaq poshtëruese.Avokati i Dj-t solli në sallën e gjyqit miq të përbashkët duke u përpjekur të hedhë poshtë akuzën e këngëtares së njohur. Këngëtarja rrëfeu se nuk e kontrolloi dot sjelljen e saj në gjykatë pasi ishte shumë e acaruar.“Në atë moment zgjodha të heq dorë nga çdo formalizëm në sallën e gjyqit dhe t’i përgjigjem pyetjeve ashtu siç më vinin në moment. Kjo çoi në një dëshmi timen e cila u bë menjëherë virale. Në foton që ne bëmë bashkë dukej se diçka nuk shkonte dhe në gjykatë më pyetën se përse fundi im nuk ishte i rrudhosur në pjesën e përparme, duke qenë se unë pretendoja se më kishin ngacmuar. Unë u  përgjigja se “B*thët e mia ndodhen në pjesën e pasme të trupit. “ Më thanë se për herë të parë ndodhi që të pasmet ishin përmendur aq shumë në një sallë gjyqi të gjykatës federale në Kolorado.”,- ka treguar këngëtarja.

Të këshilluara

Kim Kardashian akuzohet për kopje (FOTO)

Aftësitë e Kim Kardashian janë vënë në pikëpyetje pasi është akuzuar se ka vjedhur idetë për linjën e saj të re të veshjeve të fëmijëve, ‘The Kids Supply”.Ylli ...

14:36

Martese në horizont për Selenan dhe Justin

Selena Gomez dhe Justin Bieber duket se janë bërë për njëri-tjetrin sepse janë rikthyer sërish bashkë. Këtë herë ata kanë zgjedhur të qëndrojnë më të rezervuar ...

12:54

Jennifer Lawrence:Weinstein ishte një kafshë

Në numrin e fundit të revistës “The Hollywood Reporter”, Jennifer ka rrëfyer se Harvey kishte një sjellje prindërore ndaj saj gjatë gjithë kohës, pavarësisht se...

12:32

Taulant Xhaka zyrtarizon lidhjen e tij

Taulant Xhaka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me bukuroshen, Arbnora.Ka qenë vetë Xhaka ai që ka postuar një foto me partneren e tij në Instagram, ku shkruan: “Das...

10:38

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI