Kamal Givens u përlesh me një majmun, ku për pak rrezikoi edhe jetën. Ylli i “Real Chance of Love” ishte në Tajlandë duke xhiruar një dokumentar kur nisi të luante me një grup majmunësh në një vend të shenjtë. Më pas një majmun i vogël nisi të sulmojë Kamal. Videoja e mëposhtme nis pak para sulmit dhe dëgjohen thirrjet e Kamal në panik.
Kamal u dërgua menjëherë në urgjencë me të çara në duar dhe këmbë. Atij iu bënë gjashtë qepje në dorë dhe disa fasha për të mbuluar plagët.