Flash

Policia shqiptare sqaron për bllokimin e doganës në Kakavijë: Defekt në sistem në disa shtete, rregullohet pasdite

Lapsi.al 4 November 2017
Policia shqiptare sqaron për bllokimin e doganës në

Policia e Shtetit reagon në lidhje me situatën e krijuar dy pikat më të mëdha të kalimit kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se sistemi elektronik greke është bllokuar për shkaqe teknike jo vetëm në kufirin me por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

“Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e defektit në sistem. Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigje se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit. Pala greke pretendon se deri sot pasdite ky defekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit”, - thuhet në reagim.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion, pasi me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t’ju njoftojmë nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale.

Të këshilluara

Tritol te dera e kryebashkiakut, reagon PD

Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal sipas saj,të vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. “Partia De...

09:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI