Flash

Avokati i emigracionit Both: E pamundur t’i jepet fund Lotarisë Amerikane, është ligji ai që vendos, jo Trump

Lapsi.al 4 November 2017
Avokati i emigracionit Both: E pamundur t’i jepet fund Lotarisë

Lajmi se presidenti Donald Trump do t’i japë fund programit të Lotarisë Amerikane ka alarmuar shumë persona anembanë botës që shpresonin të shkonin në Amerikë me atë të kësaj lotarie. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, avokati amerikan i emigracionit, Kieran Andreë Both sqaron opinionin publik duke theksuar se mbyllja e lotarisë është diçka e pamundur. Sipas tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të thotë shumë gjëra, por në Shtetet e Bashkuara është ligji ai që vendos.

Më tej, avokati tregon se në bazë të statistikave, brenda 5 vitesh mbi 10 mijë shqiptarë kanë fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë, falë aplikimeve në këtë program. Ndërkohë, Both nënvizon se arsimi i mesëm apo përvoja e punës janë dy nga kriteret bazë për t’u shpallur fitues e paralajmëron të interesuarit që të kenë kujdes gjatë aplikimit në disa pika të caktuara.

“Presidenti Donald Trump mund të thotë shumë gjëra. Propozimi i presidentit ka shkuar për t’u shqyrtuar nga Kongresi, por në Amerikë është ligji ai që vendos. Është e pamundur që programi i Lotarisë Amerikane të shkojë drejt mbylljes.” – thekson avokati amerikan i emigracionit.

Të këshilluara

Tritol te dera e kryebashkiakut, reagon PD

Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal sipas saj,të vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. “Partia De...

09:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI