Flash

Deklarata e fortë e Dules: Rama qëndron edhe disa javë në pushtet

Lapsi.al 3 November 2017
Deklarata e fortë e Dules: Rama qëndron edhe disa javë në

Për kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule kryeministri Edi Rama e ka shumë të shkurtër qëndrimin në pushtet. I ftuar në studion e “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ai tha se kjo qeveri nuk e mbyll mandatin e saj.

“Ju thoni për mandatin, unë ju them se ai po diskuton ditët, maksimumi disa javë në pushtet” – tha Dule.

I ftuar për të diskutuar për prishjet e 22 ndërtimeve në Himarë, Dule tha se kjo bëhet me qëllim riciklimin e parave të fituara nga narkotrafiku.

“Kam prova. Kam prova se me këtë projekt synohet të pastrohen paratë e narkotrafikut në emër të turizmit në Himarë. Kam prova për këtë” – akuzoi Dule.

Një tjetër akuzë e Dules ndaj Ramës ishte se ai po bën politikën e vendeve të tjera, por nuk po mendon për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Rama luan edhe në interes të vendeve të treta që interferojnë në politikat që po ndjek Rama. Asnjë njeri i mençur nuk pret degën ku qëndron vetë. Asnjë kryeministër nuk pret degën e prespektivës evropiane të vendit” – e mbylli Dule. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI