Supermodelja Gigi Hadid dhe Zayn Malik duken të jenë një çift perfekt.
Por ish pjestari i "One Direction" dha një intervistë të shtunën mbrëma ku i la të gjithë fansat me gojë hapur.
Zayn është shprehur se dashuria e ka lënduar në të shkuarën, që pas ndarjes me Perrie Edwards.
Por tani ai i ndjehet mirënjohës Gigit që ka shpenzuar pothuajse një vit në shtëpinë e tij në Bel Air.
"Ajo ka jetuar me mua për thuaj një vit" u shpreh ylli i muzikës.
"Gigi ka takuar dhe familjarët e mi në Londër disa herë" shtoj Zayn, duke konfirmuar se akoma nuk ka vizituar vendin e tij të lindjes Bradford.


