Flash

Tradhetitë që kanë bërë, flasin hapur artistët italianë (FOTO)

Lapsi.al 19 March 2017
Tradhetitë që kanë bërë, flasin hapur artistët

Ndonëse në Shqipëri është ende një tabu, në Itali nuk bën aspak çudi një deklaratë  e tillë, edhe kur vjen nga të famshmit. Të panumërt janë rastet e tilla, por ne kemi sjellë ato më pikantet:

Monica Bellucci

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi për “Corriere della Sera”, ikona italiane e bukurisë pranoi hapur se ka tradhtuar duke e hedhur përgjegjësinë mbi instiktet seksuale.

“Instiktet seksuale mund të çojnë në dëshira që shpeshherë bien në kundërshtim me dashurinë dhe nuk përputhen me respektin. Kjo nuk është e vështirë për t’u pranuar. Dhe flas si grua që ka tradhtuar, është tradhtuar dhe ka dashur, është dashur, por që është përdorur si trofe.”-u shpreh aktorja e njohur.

Raul Bova

Tradhtinë e ka provuar dhe aktori i preferuar i shumë shqiptarëve. Raul Bova rrëfeu i përlotur në intervistën për moderatorin Maurizio Costanzo se si ndodhi historia e tradhtisë me aktoren më të re.

“E kam takuar për herë të parë në sheshxhirimin e ‘Immaturi’. Gjëja që më bezdis më shumë është se njerëzit mendojnë se unë jam burri tipik që braktis bashkëshorten për një të dashur më të re. Nuk është kështu. Në atë moment, ajo ishte gruaja që doja të kisha pranë meje.”-ka thënë aktori për marrëdhënien me bukuroshen Rocio Munoz Morales.

Stefano Bettarini

Ish-bashëkshorti i prezantueses Simona Ventura mendonte se po të hiqte mikrofonin gjatë “Grande Fratello Vip” nuk do dëgjohej nga teleshikuesit. Në fakt, ai e kishte gabim. Të gjithë shikuesit dëgjuan sesi a i rrëfente njërit prej banorëve sesi e kishte tradhtuar disa herë prezantuesen. Në lidhjen që zgjati nga viti 1998 deri në vitin 2008, Stefano ka patur shumë lidhje paralele me gra të njohura të ekranit, emrat e të cilave i zbuloi padashje gjatë bisedës.

Simona Ventura

Megjithatë, edhe vetë prezantuesja Ventura nuk është dhe aq ëngjëllore sa duket. Në vitin 2016, ajo rrëfeu për Costanzo-n detaje private nga jeta me Bettarin-in. Edhe pse tani ka gjetur burrin e ëndrrave të saj, prezantuesja Simona Ventura ka vuajtur shumë gjatë martesës me ish-bashkëshortin. Disa lidhje paralele që duket se e shtynë atë të bënte të njëjtën gjë: “Kam tradhtuar vetëm njëherë gjatë martesës, kurse ai disa herë. E kam falur gjithmonë, sepse e doja shumë. Por, e ka bërë këtë gjë dhe me koleget e mia, gjë që ma ka hapur sytë”

Stefano De Martino

Me një fytyrë prej vogëlushi të pafajshëm, askush nuk do ta mendonte që Stefano do bënte kërdinë duke tradhtuar. Ai ka tradhtuar fillimisht ish-in Giulia Pauselli me këngëtaren Emma Marrone. “Më vjen keq, por e dua ende dhe dua të kthehem tek ajo.”-i ka rrëfyer ai balerinës Pauselli.

Ndërkohë që pak kohë më vonë, tradhtoi Emma-n me balerinën Belen, gjatë kohës që kërcenin të dy tek Amici. 

Të këshilluara

Ndron jetë legjenda e rrokut (Foto)

  Legjenda e rrokut Chuck Berry  u gjet i pajetë në banesën e tij për shkaqe ende të paditura. Në vitin 1984 ai u vlerësua me një çmim "Grammy" ...

10:03

Zbulohet më në fund i dashuri i Zaiminës

Prej shumë vitesh bashkë, marrëdhënia e Zaimina Vasjarit dhe të dashurit të saj do të kishte një „fund të lumtur“ këtë shkurt, kur ai i propozoi në Maldive. Edh...

08:42

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI