Flash

Personazhet shqipëtarë që shprehin dëshirën për tu larguar"Mezi presim të ikim"

Lapsi.al 16 March 2017
Personazhet shqipëtarë që shprehin dëshirën për tu

Arjan Çani nuk është as i pari dhe as i fundit që vitet e fundit shpreh publikisht dëshirën për ta braktisur Shqipërinë, madje disa e kanë bërë vërtet.

1-Vedat Ademi – I sapo zhvendosur në New York Prej kohësh, këngëtari i njohur ka pohuar se për shkak të angazhimeve profesionale i duhet të jetojë mes vendit të tij dhe New York-ut. I pyetur nga gazetari i Top Show Mag, Ervin Kurti, nëse është zvendosur përfundimisht, ai është përgjigjur: “Po, vetëm mos i thuaj njeriu”.

2- Frederik Ndoci - "Për mua, nuk ka ndonjë të ardhme këtu për fëmijët e mi”. Deklaratën se do të rikthehet përsëri në Amerikë e ka shprehur gjatë një interviste për të përditshmen “Sot”, në janar të vitit që lamë pas.

3- Adrola Dushi -“Do të iki nga shqipëria dhe nuk kthehem më” Në maj të vitit 2016, modelja e njohur Adrola Dushi ka rrëfyer për 'Bluetooth' se shumë shpejt do të iki nga vendi dhe uron të mos kthehet më. Adrola aktualisht vazhdon karrierën e saj në New York.

4- Luiza Gega- “Shtet indiferent, do të largohem” Atletja e njohur Luiza Gega, në mars të vitit 2014 është shprehur se pavarësisht krenarisë që ndjen kur përfaqëson me dinjitet vendin tënd, kur nuk të mbështesin, shanset për t'u larguar janë më të mëdha.

5- Hyeda El Saied- “Mezi po pres të iki” “U ktheva në Tiranë për 2 muaj, por këtu s’jetohet më, mezi po pres të iki.”-shkroi artistja në dhjetor të 2015-ës, në një status në Facebook-un e saj, ku shprehej se përveç problemeve thelbësore, ky vend vuan nga varfëria shpirtërore dhe njerëz fallco e të kompleksuar.

6- Ermal Merdani - “Do largohem nga Shqipëria bashkë me të fejuarën, këtu nuk ka të ardhme” Ish-banori i “Big Brother 5”, Ermal Merdani i cili aktualisht është përfaqëson një tjetër fushë, deklaroi në janar të 2016-ës për gazetën 'Panorama' se po mendon fillimin e një jetë të ri diku larg Shqipërisë duke qenë se këtu s’ka të ardhme. 

Të këshilluara

Erion Braçe i çon zemra Majlinda Bregut

Ndryshe nga ai që shfaqet në foltoren e Kuvendit; i ashpër, luftarak apo qoftë i pandjeshëm. Në një jetë paralele, atë të rrjeteve sociale, deputeti socialist m...

10:05

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI