Shumë është folur dhe duket se trashëgimtari i çiftit të parë të Tiranës është kthyer në çështje me interes publik. Nuk kanë qenë të rralla pyetjet e medias për Erion Veliajn i cili nuk e ka fshehur ambicien e të bërit baba gjatë këtij viti. Nga ana tjetër, duke dashur ta mbajë jetën private, nusja e tij, Ajola Xoxa sikur i ka anashkaluar deklaratat për planet familjare të kryebashkiakut.
Javët e fundit, mediat hodhën dyshime për një shtatzëni të mundshme të zonjës së parë të Tiranës. Nisur nga një foto ku Ajola shfaqej e rrumbullakosur në fytyrë dhe me një veshje ku dukej barku paksa i fryrë, u tha se ajo po pret fëmijën e parë. Por me sa duket gjithçka ka rezultuar një thashethem. Foto e një nate më parë nga festa tek Pazari i Ri, me shumë mundësi hedh poshtë çdo dyshim. Nën shoqërinë e Erionit, juristja 33-vjeçare po shijon një gotë verë, pra alkooli për një grua shtatzënë sikur nuk shkon...