Flash

Alkool dhe puthje, si festuan Ledioni dhe Arbana në Hotel Plazza

Lapsi.al 15 March 2017
Alkool dhe puthje, si festuan Ledioni dhe Arbana në Hotel Plazza

Rikthimi i “Big Brother” këtë të shtunë duket se ka entuziazmuar së tepërmi stafin e Top Channel. Jo më kot, siç mund të kuptohet dhe nga publiciteti që i bëhet në çdo program, gjithë forcat duket se janë përqëndruar tek ky reality show. Madje, për të shtuar kuriozitetin dhe për t’i dhënë rëndësinë e merituar një prej programeve më të shikuara të këtij televizioni, Top Channel kish organizuar dhe një festë me banorët e dikurshëm të “Big”-ut.

Siç shihet dhe nga kronika e transmetuar në “Wake Up”, në festën madhështore të mbajtur në “Hotel Plazza”, nuk munguan personazhet e spikatur të “Big Brother”. Por një xhest i cili duket se mori vëmendje, është puthja që ish-prezantuesi i këtij programi, shkëmbeu me kolegen Arbana Osmani. Si për t’i kaluar stafetën dhe për të shuar përfundimisht zërat për krisjen e dikurshme të shoqërisë së tyre, Ledion Liço dhe Arbana Osmani pozuan përpara aparatit të “Bordo”. Natyrisht që një festë e tillë nuk do të kishte kuptim pa alkool, të cilin prezantuesi i “Wake Up”, Isli Islami e ka vënë në dukje në kronikën e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI