E ftuar në emisionin radiofonik “Hangover” këngëtarja Xhensila Myrtezaj deklaroi se së shpejti ajo do të hap biznesin e saj .
Ky biznes do të ketë në qendër të tij veshjet për fëmijë dhe nënat e reja. Xhensila gjithashtu bëri me dije se në muajin prill do të lançoj dhe projektin e saj më të ri muzikor ku do të vijë në bashkëpunim më një këngëtarë mashkull . Ajo u shpreh se kënga i kishte pëlqyer menjëherë dhe se ndihej e sigurt në këtë bashkëpunim.
