Shumë miq prej vitesh janë zenë dhe sot e shohin njëri-tjetrin sikur të ishin të huaj , por ka dhe nga ato miqësi të cilat kanë rezistuar shumë deri më tani dhe shpresojmë të vazhdojnë edhe më shumë.
Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani
Janë vërtetë një nga miqësitë më të bukura brenda dhe jashtë ekranit. Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani prej vitesh janë kthyer në shoqe të pandara, ku shpesh here i shohim bashke duke prezantuar formate televizive. Ato tashmë janë si dy motra ku ndajnë kohen e tyre me njëra-tjetrën gjithashtu kujdesen edhe për fëmijët e tyre sëbashku.

Eli Fara dhe Aurela Gaçe
Të dyja janë profesioniste të muzikës shqiptare, secila me një karrierë të gjate nder vite, dhe kjo gje e ka bërë Eli Farën dhe Aurela Gaçen të jenë mikesha prej shumë kohësh. Të dyja kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe këtë gjë e tregojnë edhe në rrjetet e tyre sociale.

Rovena Dilo dhe Jonida Maliqi
Rovena Dilo dhe Jonida Maliqit janë padyshim një nga rastet e miqësive të vërteta që duhen marrë për shembull. Këngëtaret kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën për shkak të miqësisë së tyre, dhe këtë gjë e shprehin edhe në rrjetet e tyre sociale.
