Flash

Jeta prej milioneri e djalit të Irfan Hysenbelliut (video)

Lapsi.al 3 March 2017
Jeta prej milioneri e djalit të Irfan Hysenbelliut (video)

DITA 1

“E kujtoni akoma anijen “Vlora” që në vitet 90′ erdhi në Itali me mijëra shqiptarë? Këtu ndryshuar gjithçka”. Me këtë fjali e nisi aventurën e tij në Shqipëri gazetari italian Enrico Lucci shoqëruar nga një kamera dhe një mikrofon, për materialin “Si jetojnë milionerët shqiptar”, në programin “Nemo” në “Rai 2”. Për të treguar ndryshimin e madh që ka pësuar Shqipëria e varfër e viteve 90′, gazetari shkoi mik në shtëpinë e një prej familjeve më të pasura të vendit, familjes Hysenbelliu. Kryefamiljari Irfan Hysenbelliu është pronar i disa bizneseve por edhe mediave. Ai zotëron firmë ndërtimi, fabrikë birre, hotele dhe një grup të suksesshëm mediatik që përfshin “News 24”, “Gazeta Shqipare” e “Balkanweb” si dhe gazetën “Panorama”. Por më të detajuar jetën e tyre e ka shpjeguar për mikun italian, i biri futbollist, Oni Hysenbelliu.

“Merremi me ndërtim, kemi hotele, restorante, një universitet, fabrikë birre, vere, uji, 3 gazeta, një revistë, një televizion, një radio, tre komplekse pallatesh, një resort në det…”

Më tej ai i tregon orët e dorës, por jo të gjitha, ato më të preferuarat. Vëtëm njëra prej tyre kushton 40 mijë euro.

Fatmiri pranon se janë ndër më të pasurit në Shqipëri pasi nuk i pëlqen që ta quajë veten më i pasuri. Pyetjes së gazetarit se si arriti i ati të bëjë këtë pasuri, ai i përgjigjet: “Nuk ka qenë e lehtë. E ka nisur punën me njerëz nga Izraeli”. Gazetari gjithashtu e pyet Fatmirin, nëse ka ambicie të bëhet një ditë president.

“Tani jam akoma i ri. Në të ardhmen, kurrë s’i dihet. Si Berlusconi në Itali apo Trump në Amerikë, kjo ndodh sepse dikush që ka bizneset e tij, kupton se si ecën përpara ekonomia”.

E pas kësaj bisede në shtëpi, nis aventura shqiptare e Enrico Luçit, si miku i një prej djemve më të pasur në Shqipëri. Ata shëtisin me makinat e shtrenjta, njëra prej të cilave kushton 250 mijë euro. Fatmiri i thotë se ka porositur një tjetër që kushton rreth 150 mijë euro. Ai tregon se në kompleksin e pallateve në kryeqytet, ka mbajtur për vete dy katet e fundit dhe po bën gati aty shtëpinë e tij rreth 1 mijë metra katrore, përshirë pishinë, kalçeto, fushë basketbolli etj. Më vonë ata nisen drejt Durrësit për të parë resortin e familjes Hysenbelliu.

“Kam rreth 300- 400 palë këpucë por nuk i vesh të gjitha. Pasuria jonë shkon në gjysmë miliardë euro”

Përveç resortit të Fatmirit, në Durrës gazetari viziton edhe hotelet e miqve të tij, njëri prej të cilëve siç shihet në video, është djali i biznesmenes Shefikat Ngjela, Tedi Ngjela ndërsa tjetri, i biri i biznesmenit Luan Bregasi.

DITA 2
Oni shkon ta marrë gazetarin me një tjetër makinë luksi dhe me një orë dore që kushon 20 mijë euro. Ata bëjnë një xhiro në universitetin “Luarasi”.

“Do të më pëlqente që edhe pjesa e tjetër e Shqipërisë të pasurohej bashkë me mua. Më pëlqen t’i shoh edhe të tjerët të ecin përpara, jo vetëm veten”.

Ndalesa e radhës është në “News 24”, ku gazetari falenderon Fatmirin duke i thënë me shaka: “Kur të mos më dojë më njeri në Itali, unë do vij këtu të bëjmë një televizion të paparë”.

Mbrëmja i gjen në pjesën më interesante të Tiranës, në jetën e natës. Për këtë “shëtitje” Fatmiri mban në dorë një orë që kushton 40 mijë euro. Ata porosisin shampanjë që kushton 380 euro shishja, ndërsa Fatmiri thotë se dëshiron të porosisë 10 te tilla.

DITA 3
Nis me një ndalesë në aereoport, ku Fatmiri ka parkuar helikopterin e tij. Xhiroja e të dyve me helikopter ndërpritet pasi gazetari ka frikë ta çojë deri në fund. Për më shumë, ndiqni videon. /revistawho/

Të këshilluara

Selena në luftë me Taylor Swift?!(FOTO)

 Ndoshta largimi më i bujshëm nga skuadra gjatë muajve të fundit është Selena Gomez, dhe arsyeja është padyshim marrëdhënia e saj e re me The Weeknd që fil...

13:42

Ed Sheeran godet Justin Bieber me shkop golfi!

Në një intervistë të re për “The Guardian”, këngëtari britanik ka treguar një histori qesharake me Bieber në një klub golfi. “Ishim në Japoni. Dolëm në një k...

13:22

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI