Këngëtarja 23 vjeçare duket se nuk dëshiron që të lidhet më me personazhin fëmijënor që përfaqësonte dikur dhe albumi i saj i ri, “Dangerous Woman”, duket se i është dedikuar i gjithi këtij fakti.
Këtu flasim veçanërisht për këngën e fundit të këtij albumi, me titull “Everyday”, videoklipi i së cilës është publikuar vetëm dy ditë më parë. Video është praktikisht një shfaqje seksi publik, me tekstin e këngës që i certifikon tendencat e forta seksuale që shfaqen aty. Mjaftojnë pak rreshta për ta krijuar të gjithë panoramën: “Ai më jep atë gjënë e mirë, që më bën të mos heq dorë. Oh, ma jep! Përditë, përditë, përditë”!