Flash

Orinda tregon historinë me Turin dhe detajet e dasmës!

Lapsi.al 28 February 2017
Orinda tregon historinë me Turin dhe detajet e dasmës!

Përpara se të jepte publikisht detajet e dasmës, prezantuesja dha disa detaje nga e kaluara, për nisjen e historisë së tyre të dashurisë….

“Këtë javë kemi 10 vjet lidhje. Kur nisi nuk mendonim që do të vazhdonte kaq gjatë. Rashë në dashuri shumë shpejt me Turjanin. Ishte Turjani, ishin rrethanat… Ishte një marrëdhënie që nisi natyrshëm, një dashuri e bukur që do jetë besoj dhe shpresoj me bekimin e Perëndisë. Momentet tona janë shumë speciale e nuk mbajmë celular. Kemi qenë gjithmonë shumë të rezervuar. Nuk e ndryshojmë dot këtë pjesën e rezervimit. Do të vazhdojmë t’i përjetojmë gjërat për veten tonë”.

Me tej, duke sqaruar se përshkrimin e dasmës me Turin do e bëjë vetëm sot e jo më deri më 27 korrik, Orinda shpjegoi se ç’do të ndodhë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

“Kam veshur fustane ëndrrash pafund tek “Geraldina” por kur shikon fustanin që është i joti, i rikthehesh prapë. Dhe po iu ktheve më shumë se 3 herë është i yti. Unë ia kam vënë syrin e do të vesh vetëm një fustan. Edhe dasma do të jetë vetëm një ditë. Në orën 7 të pasdites do të jetë momenti i altarit kur ne do i themi po njëri-tjetrit me bekimin e Perëndisë. Do të ketë premtime që do i bëjmë njëri-tjetrit. Pas kësaj do të jetë momenti i fotografive, por ne nuk do të pozojmë. Do të ketë disa fotografë që do të kapin momentet më të bukura. S’do të jetë dasmë “country” siç tha Turi, por një dasmë e stilit bohemian. Më pas do të ketë një festë të madhe me njerëzit më të dashur nga fisi e do t’i japim rëndësi edhe miqve të ngushtë”.

Të këshilluara

Lorde na përgatit për projektin e ri!(FOTO)

Artistja australiane ka dhënë disa prova se do të rikthehet së shpejti. Lorde do të këndojë në Coachella këtë vit dhe për herë të parë do të jetë në Governors B...

16:55

Orinda zbulon një sekret...(FOTO)

Prezantuesja dhe këngëtarja ka treguar se zgjohet herët çdo mëngjes, bën 50 minuta vrap, pastaj shkon në palestër. Dhe këtë e përsërit çdo ditë, nga e hëna në t...

16:03

Big Mama pas operacioneve, nuk njihet!(FOTO)

Këngëtarja Big Mama feston sot ditëlindjen e saj të 31-të.  Ajo që i ka habitur të gjithë është pamja e saj. Për herë të parë pas ndërhyrjes së bëri dhe...

15:35

Del në shitje makina ku u vra Tupac!(FOTO)

7 shtator 1996, Las Vegas, TuPac qëllohet për vdekje në makinën e tij. kjo është një prej ngjarjeve më të forta dhe më misterioze që kanë ndodhur në SHBA. BM...

14:32

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI