Flash

Ermal Mamaqi letër dedikuar Dr.Florit (Foto)

Lapsi.al 28 February 2017
Ermal Mamaqi letër dedikuar Dr.Florit (Foto)

U bënë gati dy vjet që nga ikja e papritur e Dr.Florit, duke lënë pas familjen, shoqërinë dhe sigurisht projektet e lëna përgjysëm.

Sot ai do të festote ditëlindjen, dhe të gjithë artistët e kanë uruar në një mënyrë të ndryshme.

Një ndër miqt e tij më të ngushtë Ermal Mamaqi i ka dedikuar një letër Dr.Florit që përmban shumë emocion.

 

Sot Më mori malli Flor...

Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon.

Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës.

Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjeter: - Pse sa është ora?

Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim.

Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj.

Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë.

Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd.

Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë...

Ma do mëndja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon.

Kushedi sa bukur do jetë...

Më mori malli Flor...

Të këshilluara

Sean Paul bëhet baba, publikon fotot!(FOTO)

Sean Paul është më në fund babai i një djali. Këngëtari i njohur i shumë hiteve, e ndau lajmin e mrekullueshëm me ndjekësit e tij në Instagram, ku posto...

14:03

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI