Flash

Pritet sonte nata e ndarjes së çmimeve Oskar! (Foto)

Lapsi.al 26 February 2017
Pritet sonte nata e ndarjes së çmimeve Oskar! (Foto)

Ka filluar numërimi deri në ndarjen e çmimit prestigjioz Oscar, e cila konsiderohet si nata më e rëndësishme në botë në artin e shtatë. 

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet në Dolby Theatre për mbrëmjen më të rëndësishme të vitit kur bëhet fjalë për filmin.

Bulevardi në të cilin ndodhet Dolby Theatre është mbyllur për trafikun ndërsa janë marrë masa të larta të sigurisë.

Prezantues do të jetë komediani Jimmy Kimmel, kurse do të marrin pjesë edhe Lady Gaga, Anna Kendrick dhe Jennifer Hudson.

94642305

Për Gaga-n kjo është hera e katërt që merr pjesë në ndarjen e çmimeve dhe artistja e parë të cilës i ka shkuar për dore që në të njëjtin vit të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar dhe Super Bowl, ndeshjet përfundimtare të NFL, Liga e futbollit amerikan.

Zëvendëspresidenti i Dolby Theatre, Curt Behlmer për AA tha se janë shumë të lumtur që edhe më tej janë nikoqir i këtij manifestimi.

Statuja e Artë do të jepet në 24 kategori.

Në kategorinë për filmin më të mirë garojnë nëntë filma: “Arrival”, “Fences”, “Hacksaw Ridge”, “Hell or High Water”, “Hidden Figures”, “La La Land”, “Lion”, “Manchester by the Sea”, “Moonlight”.

Në kategorinë për aktorin më mirë në rolin kryesor në garë janë: Casey Affleck (Manchester by the Sea), Andrew Garfield (Hacksaw Ridge), Ryan Gosling (La La Land), Viggo Mortensen (Captain Fantastic) dhe Denzel Washington (Fences).

Isabelle Huppert (Ona), Ruth Negga (Loving), Natalie Portman (Jackie), Emma Stone (La La Land) dhe Meryl Streep (Florence Foster Jenkins) janë nominuar në katgeorinë – aktorja më e mirë në rolin kryesor.

Për regjinë më të mirë janë nominuar: Denis Villeneuve (Arrival), Mel Gibson (Hacksaw Ridge), Damien Chazelle (La La Land), Kenneth Lonergan (Manchester by the Sea) dhe Barry Jenkins (Moonlight).

landscape-1485268166-oscars-2017-noms

Në katin e pestë në Dolby Theatre do të shërbehen 1.500 mysafirë, të cilët do të mund të zgjedhin mes 75 llojeve të gjellëve. Më herët për përgatitjen e ushqimit ishte angazhuar shefi i kuzhinës Wolfgang Puck, ndërsa këtë vit ai do të jetë Yigit Mirzaoglu.

Puck e ka zgjedhur Mirzaoglun në mesin e disa mijëra kuzhinierëve.

Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump janë mbledhur përpara teatrit ku kanë protestuar kundër ndarjes së Oscar-it dhe mediave amerikane.

Si pasojë e këtyre protestave ka ardhur tek disa trazira të vogla dhe është arrestuar një person. Mbrëmja do të përcjell edh eperformanca muzikore nga këngëtarë ‘big” të momentit në botë.

oscar-2017-performers

 

Të këshilluara

Jonida Maliqi shfaq të birin !(FOTO)

  Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar për ndjekësit e saj se Dan është “mëngjarash” veti kjo e cila karakterizon njerëzit shumë inteligjentë. Në foto...

17:52

Kanye West i shpall sfidë Kylie Jenner!

 Pas një periudhe të gjatë pauze dhe tepër të vështirë, duket se reperi  është rikthyer me ide të reja! Pasi fitoi titullin “një nga reperat m...

17:06

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI