Flash

Aurela Hoxha harron përfundimisht lidhjen 15 vjecare, tani në krahët e ...(FOTO)

Lapsi.al 15 February 2017
Aurela Hoxha harron përfundimisht lidhjen 15 vjecare, tani në

Modelja seksi Aurela Hoxha është detyruar të pranojë se ka një të dashur teksa fliste për Shën Valentinin në “Top Show”. Më saktësisht modelja ka thënë se në jetën e saj është dikush, ai që i bën foto kur ajo është ndoshta me pushime, por për të cilin bukuroshja nuk dëshiron të flasë publikisht. “M’i bën dikush fotot, që për momentin nuk mund ta them. Ca mi ka bërë Endriti. Të tjerat dikush tjetër që për momentin nuk dua të flas”, tha Hoxha. Më tej Aurela sqaroi që është nga ato vajza që dashurinë e jeton hapur, por jo për ta bërë lajm në media, apo të publikojë në rrjete sociale, për të mos shqetësur familjarët e saj.

“Kur unë jetoj diçka e bëj para syve të publikut, siç e kam bërë e do të vazhdoj ta bëj. Jo duke publikuar foto, por unë kurrë nuk kam jetuar një lidhje që të mos dal dorë për dore me të. Por që fëmijë, që kur kam qenë 16 vjeçe, nuk kam dashur asnjëherë të publikoj dhe nuk e bëj akoma. Para se të ekzistonin portalet dhe tani që janë përhapur shumë. Përderisa ndihem keq kur komentohet një foto në Instagram, ndonëse njerëzit mund të mendojnë që përderisa e publikoj dua që të komentohet. Realisht nuk dua, e nxjerr për qejfin tim. Por nëse kam diçka të shenjtë në jetën time dhe ajo bëhet publike, mënyra se si do të duan ta transmetojnë do të më vrasë shumë. Dua sinqerisht, ta mbroj, ta dua, ta shijoj për veten time. Këtë nuk e bëj fshehurazi, e jetoj jetën time shumë hapur po thjesht nuk e bëj me publikime. Nuk dua që familjarët e mi të shqetësohen nga lajmet e portaleve”, deklaroi mes të tjerash Aurela.

Por kush është i dashuri i modeles? Edhe pse Aurela ka bërë të pamundurën që ta mbajë të fshehtë, thashethemet tregojnë se bëhet fjalë për një djalosh nga Tirana, i cili ka biznese në Prishtinë dhe në Tiranë. Takimet e tyre janë të shpeshta, por gjithmonë në fshehtësi, pasi siç thuhet, biznesmeni nuk dëshiron që të bëhet personazh publik, ndaj edhe e ka detyruar Aurelën të hesht për këtë marrëdhënie.

Të këshilluara

Lori Hoxha dhe zgjimet e saj pranë...(FOTO)

Ardhja në jetë e nipit të saj, i pari i për familjen Hoxha, ka lumtuaruar Lori Hoxhën. Sot ka qenë një nga zgjimet më të ëmbla për bloggeren e njohur.  ...

12:51

Cifti Kardashian poston foto intime!(FOTO)

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe e edhe Kim Kardashian nuk e ka lënë pa publikuar një foto me rastin e Shën Valentinit. Ajo ka publikuar një fotonë llogarinë...

12:36

Ardit Gjebrea largohet nga Shqipëria (Foto)

Moderatori i njohur ka fluturuar mbrëmjen e djeshme. Ai ka postuar një foto direkt nga avioni, por nuk ka shpjeguar diçka në lidhje me destinacionin, apo arsyen...

12:25

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI