Flash

Me të dashurin e pasur Elvana ska më nevojë për para, heq dore nga të gjitha!(FOTO)

Lapsi.al 11 February 2017
Me të dashurin e pasur Elvana ska më nevojë për para, heq

Sipas dokumentave të depozituata në QKR, faksimile të të cilave po i publikon edhe “Panorama”, mësohet se Elvana pak ditë më parë e ka shitur këtë biznes. Dhe nuk ka shitur pjesë të aksioneve të saj, por 100% të aksioneve. Siç dihet, dyqani i saj shiste dhe jepte me qira fustane nusesh dhe fustane mbrëmjesh, të dizenjuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Vëmendja që mori ky lloj biznesi, i cili tashmë është shumë i përhapur në Tiranë, dhe preferohet kryesisht nga personazhet VIP, ishte sidomos për faktin se pronare e këtij aktiviteti ishte Elvana Gjata.  

Emri i Elvanës i garantonte sukses të plotë këtij brandi të ri në Tiranë. Siç shihet edhe nga ekstraktet e QKRsë, Elvana ka shitur të gjitha aksionet e saj më 24 janar 2017 dhe ky ndryshim është pasqyruar në dokumenta më 8.2.2017. Elvana ishte bërë pronare me letra e këtij biznesi, në gusht të vitit të kaluar, pasi kuotat zotëroheshin nga nëna e saj. Ndërkohë, shtija e kuotave te një vajzë që nuk është familjare e saj, ngre shumë pikëpyetje. Meqenëse Elvana nuk ka dashur asnjëherë të prononcohet për mediat, ne përpiqemi të sigurojmë informacione nga të tjerë. Disa nga shpjegimet që na japin në këtë rast, është se Elvanës i duhet të heqë dorë nga çdo lloj biznesi tjetër, nëse do t’i përkushtohet një karriere ndërkombëtare. Por kjo nuk vlen si arsyetim, pasi aktualisht Elvana ka aksione edhe në dy biznese të tjera, njëri nga të cilët është “Proper Pizza”, ku ka 35% të aksioneve, ndërkohë që Flor Mumajesi ka 51% të aksioneve.

Një tjetër version që japin të afërm të saj, është se Elvana ka gjetur një partner shumë të pasur dhe mbase biznesi i fustaneve mund të jetë diçka tepër modeste në krahasim me ambiciet dhe mundësitë më të mëdha që mund të ketë në këto momente. Gjithsesi, të gjitha këto mbeten hipoteza për aq kohë sa vetë këngëtarja nuk jep shpjegime se cila ka qenë arsyeja që e ka bërë të heqë dorë nga një biznes, të cilin e reklamoi fuqishëm vetëm pak javë më parë.

Të këshilluara

E "vjedhin" Ledion Licon!(FOTO)

Moderatori i “The Voice” ka treguar se një nga këngët e tij ka bërë shumë përshtypje, madje aq sa është “vjedhur” edhe ideja e videoklipit të tij. Liço ka publi...

10:04

Ronela Hajati me look të ri!(FOTO)

Shumë rrallë ajo përflitet për ndonjë skandal ose ndonjë gjë rreth jetës së saj private, ose për ndonjë ndërhyrje kirurgjike të saj. Ronela me këtë paraqitje...

09:37

Rudina, vajza e Azemit lë ShBA për PD

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina, do të lërë Amerikën dhe t’i bashkohet PD-së. Kjo gjë u pohua nga vetë LulzimBasha, i cili gjate nje takimi me te rinjte demokrate...

19:58

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI