Flash

Këta janë VIP-at shqiptarë që nuk i pranojnë homoseksualët/ Dalin hapur kundër komunitetit LGBT

Lapsi.al 9 February 2017
Këta janë VIP-at shqiptarë që nuk i pranojnë

Bashkë me krijimin e organizatave dhe grupeve në mbrojtje të komunitetit LGBT në Shqipëri, personazhe të ndryshme publike kanë ndjerë të nevojshme të ngrenë zërin kundër personave me prirje seksuale ndryshe nga ajo 'standardja' mashkull-femër. Të 'zënë mat' në intervista apo duke shfrytëzuar lirinë e rrjete sociale, emra të njohur të skenës, ekranit apo sferës politike kanë dalë hapur kundër këtij komuniteti, shpesh edhe duke krijuar përplasje me aktivistët në mbrojtje të tyre.

Mesila Doda

"Nuk merrem me fyerje e as nuk dua të atakoj kënd, por nuk kam frikë të them që besoj në familjen burrë grua dhe fëmijë që rrjedhin prej saj, si e vetmja formë natyrale. Beson në qenien njerëzore që lind e tillë siç e krijoi Zoti dhe çdo gjymtim i saj është krim kundra natyrës e kundra jetës. pjesa tjetër është vulgaritet," ka shkruar deputetja në një postim të saji në Facebook, si replikë e Kristi Pinderit, aktivist i LGBT-së në Shqipëri.

Ermal Mamaqi

"Mundohuni të ndryshoni sa nuk është vonë"- i këshillon moderatori i "Xing me Ermalin" personat me prirje homoseksuale. Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, Ermali ka publikuar një status në Facebook drejtuar këtij komuniteti. "Dua të uroj të gjithë kolegët e mi gay dhe t'u them që unë dhe pastroi i kishës time jemi kundër martesave gay. Ktheni sytë nga Zoti dhe mundohuni të ndryshoni sa nuk është vonë. Mos i mbani sytë nga vetja,"- është shprehur aktori i humorit, që siç duket nuk i paska bërë detyrat siç duhet, në të kundërt do ta dinte që homoseksualiteti nuk është "sëmundje që mund të shërohet".

Lindita Idrizi

Miss Universe Albania që së fundmi është kurorëzuar si Miss Fotozhenia në eventin e Miss Universe, e pyetur nëse është 'homofobe' në një intervistë për Prive u përgjigj pozitivisht. Dhe sigurisht që nuk kishte fantazuar kurrë seksualisht për gjininë e njëjtë.</p>

Eneida Tarifa

Këngëtarja nuk e priti fort mirë fitoren e Conchita Wrust, këngëtares transgjinore në Eurosong. "Ky na qenka Eurosong-u. Ku po shkojmë, ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?" shkruante Tarifa, që përpos talentit të këngëatres austriake, ishte e shqetësuar për mënyrën se si do t'ia prezantonte vajzës së saj 'këtë tip këngëtari'? Deklarata e saj u pasua nga një replikë e ashpër e Kristi Pinderit.

Stresi

Këngëtari ka dalë hapur kundër komuniteti LGBT nëpërmjet një fotoje të dy burrave duke u puthur të publikuar në rrjete sociale. Reperi e ka quajtur 'në mënyrën e tij' si një gjest të papërshtatshëm për burrat.

Adelina Tahiri

Këngëtarja në një intervistë për 'Prive' pranoi se është 'shumë anti-homoseksuale. Ajo pranoi se nuk do të kishte dot kurrë shoqe lesbike 'sepse ato do të përfundonin duke e gjuajtur gjithsesi'. /anabel.al/

Të këshilluara

Madonna, mama me 2 binjake!(Foto)

Adoptimi i fëmijëve apo binjakët janë tashmë ndodhi normale në familjet e aktorëve dhe këngëtarëve amerikanë. Vetëm pak ditë më parë, i gjithë globi “festoi”...

15:38

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI