Flash

Big Brother këtë vit i paparashikueshëm..zbulon detajet!

Lapsi.al 9 February 2017
Big Brother këtë vit i paparashikueshëm..zbulon detajet!

Shtëpia e Big Brother, po i zbulon detajet një nga një.

Edicioni i 9-të i këtij formati, që rikthehet pas një viti pushim, do të sjellë karaktere të rinj, por do të ketë edhe një strukturë krejt të re. Siҫ është premtuar nga produksioni, ky vit do të ketë surpriza më të mëdha. Të parat janë zbuluar.

Siҫ raporton Tema, mbrëmjen e parë të çeljes së edicionit të 9-të të Big Brother, publiku do të shikojë një shtëpi ndryshe jo vetëm sa i takon arredimit, por do të kuptojë edhe përse ky format nuk do të jetë më si vitet e tjera. Vetëm ndërtimi i shtëpisë kap shifrën e mbi 1 milionë dollarëve – një shtëpi e përshtatur sipas lojës që do të zhvillohet sipas një strukture, e organizuar në mënyrë krejtësisht të veҫantë.

Ndërsa banorët, përveҫ sfidave me të cilat do të përballen nga java në javë, këtë edicion do të kenë edhe një sfidë të re. Ata do të zotohen të marrin përgjegjësitë për t’u kujdesur për dy kafshë të egra, të cilat janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë, por cilat janë vendosur, kjo do të zbulohet vetëm në puntatën e parë.

Autorët kanë vendosur rregulla të forta edhe për banorët, në mënyrë që përkujdesja ndaj kafshëve të jetë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore brenda shtëpisë dhe fatin e banorëve për jetëgjatësinë e tyre në shtëpi.

Banorët do të kenë mundësi të shijojnë receta dhe gatime nga më të sofistikuarat në botë në sajë të një surprize të madhe. Një nga kuzhinierët më të famshëm të Mastershef Australia, do të jetë shefi personal i konkurrentëve të Big Brother. Mastershefi do të gatuajë receta fantastike që do të befasojnë jo vetëm banorët, por edhe publikun që do t’i ndjekë nga shtëpia.

Të këshilluara

18 kuriozitete për Titanikun!

Të mësosh pak për detajet dhe sekretet interesante të filmit “Titanik” të bën ta mendosh se sa i mrekullueshëm ishte ky film. James Cameron dha shume  p...

18:07

Dyshja e ekranit, sërisht bashkë!(FOTO)

Megjithatë ndonëse tashmë i shohim në televizione “rivale” moderatorët Drini Zeqo dhe Anjeza Maja e kanë ruajtur miqësinë e tyre të ngushtë. Diçka e tillë u ...

18:02

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI