Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes "Network Slicing" të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Lapsi.al 10 July 2026

Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të rinë teknologjinë 5G, i njohur si “Network Slicing”, një zgjidhje e fuqizuar nga InteligjencaArtificiale dhe e zhvilluar nga Grupi Vodafone. Ky inovacion konfirmon edhe njëherëpozicionimin e Shqipërisë si treg i rëndësishëm inovacioni në implementimin e teknologjive mëtë avancuara të konektivititetit.

E zhvilluar në partneritet me Nokia-n, kjo zgjidhje kombinon rrjetin “5G ‘Standalone’ të Vodafone-it me kapacitetetet e avancuara të inteligjencës artificiale duke mundësuar menaxhimmë inteligjent të burimeve të rrjetit dhe duke krijuar bazat për një gjeneratë të re shërbimidixhital me performancë siguri dhe besueshmëri më të lartë. 

"Inovacioni ka qenë gjithmonë në qendër të ambicies së Vodafone Albania për të ofruar përvojënmë të mirë të mundshme të lidhjes dixhitale. Ndërsa kërkesa për shërbime dixhitale vazhdon të rritet, rrjetet inteligjente do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e një lidhjeje mëelastike, më efikase dhe më të përshtatshme. Ky demonstrim pasqyron angazhimin tonë për të eksploruar teknologjitë që do të ndihmojnë në formësimin e së ardhmes së infrastrukturësdixhtale, duke forcuar njëkohësisht pozicionin e Shqipërisë si treg inovacioni brenda GrupitVodafone." - u shpreh Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.

Roli i Inteligjencës Artificiale në këtë kombinim është të analizojë në të njëjtën kohë kushtet e rrjetit dhe informacionin nga bota reale, gjë që do të rezultojë në autonomi për të marrë vendimetë cilat optimizojnë performancën në kohë reale.  Kjo bën të mundur që të shmangen konfigurimet e paracaktuara. Në vend të tyre, Inteligjenca Artificiale analizon rrjetin në kohë reale dhe rishpërndan burimet aty ku nevojitet më shumë. Kjo analizë ndihmon jo vetëm në identifikimin e mungesave të rrjetit, por mundëson edhe një lidhje interneti më fleksibël, të përshtatur sipas nevojës.

"Teknologjia Agentic AI sjell një nivel të ri inteligjence në 'network slicing'. Duke kombinuaranalizën e thelluar të rrjetit me të dhëna kontekstuale nga bota reale, ne mundësojmë rrjete qëmund të nxjerrin përfundime, të vendosin dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur. Së bashku me Vodafone Albania, po demonstrojmë se si kjo aftësi mund të hapë modele krejtësisht të rejashërbimi dhe të nxisë valën e ardhshme të inovacionit 5G." – nënvizoi, Pallavi Mahajan, Chief Technology and AI Officer, Nokia.

Ky inovacion teknologjik në fushën e biznesit përfaqëson një hap domethënës drejt të ardhmes sëlidhjes së internetit, që dëshmon se si inteligjenca artificiale do të bëhet gjithnjë e më shumëpjesë e infrastrukturës së ekonomisë dixhitale. 

Shërbimet dixhitale vijojnë të zgjerohen dhe kërkesa për lidhje interneti, rrjetet duhet të evoluojnë përtej thjesht transmetimit të trafikut. Në të ardhmen, brezi i ri i infrastrukrës celularedo të jetë në gjendje të kuptojë dhe optimizojë automatikisht performancën e rrjetit pa qenë e nevojshme për ndërhyrje manuale. 

Prezantimi i "network slicing" me inteligjencë artificiale tregon se si rrjetet e së ardhmes mund t'ipërgjigjen në mënyrë dinamike situatave të ndryshme, duke mbështetur aplikime të tilla si:

• Lidhje e qëndrueshme për bizneset që operojnë shërbime kritike (mission-critical), siçmund të jenë aeroportet apo shërbime që kanë nevojë për siguri të lartë dhe koordinim të shpejtë
• Shpërndarje inteligjente e burimeve gjatë ngjarjeve të mëdha publike, si koncerteve apo eventeve
• Më shumë fleksibilitet i rrjetit gjatë kërkesave në raste të paparashikuara
• Menaxhim më efikas i kapacitetit të rrjetit përmes automatizimit me inteligjencë artificiale
Ky partneritet rikthekson angazhimin e vazhdueshëm të Vodafone Albania për të investuar nëinovacion dhe për të eksploruar teknologjitë që do të formësojnë brezin e ri të infrastrukturësdixhitale.

Duke bashkuar lidhjen dhe inteligjencën artificiale, Vodafone Albania dhe Nokia po hedhin hapate parë në ndërtimin e themeleve për shërbimet e së ardhmes, që do të sjellin përfitime përbizneset, institucionet publike dhe shoqërinë, ndërsa transformimi dixhital po evolon me ritme të shpejta. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Jepen masat e sigurisë për 12 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), të dyshuar për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masa sigurie nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për […]

11:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI