
Ishte marsi i vitit 2018 kur një batutë e kryeministrit Edi Rama në sallën e parlamentit shprehu në pak fjalë arrogancën me të cilën ka qeverisur këto vite. Kreu i qeverisë duke e konsideruar vetën të plotfuqishëm tha se nuk pyeste për kërcënime se “populli mund të ngrihet në protestë”.
"Nuk mund dot jut të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër pastaj me këto kërcënimet “jo po do ngrihen këta”, “jo po do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri thirri të ngrihet ai i shkreti kokulur nuk të përgjigjet dot”. Është poezi që e di doktori. Pyeteni se ua thotë ai” – tha Rama në atë kohë.
Çështja është se tani që shqiptarëve “iu ngrit” Rama nuk po di ku të futet. E vetmja dalje që mund të bëjë në Tiranë është herët në mëngjes, atëherë kur në rrugët e kryeqytetit nuk kanë dalë ende qytetarët, studentët dhe gjimnazistët.