
Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën ditën e sotme.
Të rinjtë kanë thyer xhamat e një banke të nivelit të dytë në kryqëzimin e 9 katsheve.
Policia më pas ndërhyri me dhunë duke arrestuar një të ri, teksa e morën zvarrë dhe e shkelmuan në tokë. Sakaq, turma u shpërnda me gaz lotsjellës dhe ujë.