
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur të premten Panamanë, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe evakuime të banorëve. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë shembjen e një katedraleje dhe rënien e një pjese të fasadës së një hoteli mbi një veturë në Penonomé, në pjesën qendrore të vendit.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ishte pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 12 kilometra në perëndim-jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba. Pas lëkundjeve, për zonën lindore të Oqeanit Paqësor u lëshua një paralajmërim për cunami, i cili më vonë u hoq.