Flash

Të rinjtë po zgjedhin degët që i çojnë jashtë/ Inxhinieria dhe mjekësia dominojnë universitetet

Lapsi.al 6 October 2026

Të rinjtë po zgjedhin degët që i çojnë

Më shumë se gjysma e maturantëve kanë zgjedhur të arsimohen në degët e inxhinierive dhe shkenca mjekësore. Kjo tendencë sipas ekspertit të karrierës dhe punësimit, Erion Muça vjen edhe për shkak të mundësive të punësimit që u ofrohen në tregun europian.

“Ka një tendencë orientimi mes inxhinierisë, arkitekturës, fushave të mjekësisë dhe ekonomisë. Sepse ofrojnë punësim jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit”, tha eksperti Erion Muça. 

Por ky orientim i të rinjve, sjell pasoja negative për vendin, si duke lënë bosh degët me interes kombëtar por edhe sa i përket ekonomisë.

“Orientimi në këto fusha nuk është i mirë as për ekonominë e vendit sepse duhen orientime edhe në fusha të tjera që ka kërkesë vendi. Po mbeten bosh degët e shpallura prioritare nga vendi”, tha Muça për tv klan. 

Ndërkohë që një tendencë që vihet re sidomos këtë vit të ri akademik, është se një pjesë e të rinjve, pothuajse 25% e atyre që kanë aplikuar në universitete, ose rreth 5 mjijë studentë, janë kthyer në auditore pasi kanë mbaruar maturën vite më parë.

“Ky vit e vuri më në pah se shumë maturantë rikthehen në unviersitet pas 1 viti ose më shumë vitesh shkëputje. Pasi janë njohur me tregun e punës”, tha Muça.

Në dy raundet e para në universitetet e vendit janë regjistruar 20.500 studentë, një rritje rreth 3% në krahasim me vitin e shkuar. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI