Flash

Kurti: Nuk mund të ndihmojmë ish-krerët e UÇK-së pa zgjedhur Presidentin

Lapsi.al 6 October 2026

Kurti: Nuk mund të ndihmojmë ish-krerët e UÇK-së pa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, në një kohë kur dështimi i procesit do ta çonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, Kosova do të përballej me një tjetër proces zgjedhor, që do të ishte i katërti parlamentar brenda rreth dy vitesh.

Kurti ka thënë se çështja e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk është ndërlidhur nga Qeveria me zgjedhjen e presidentit.

“Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, ne nuk e kemi ndërlidhur asnjëherë me çështjen e zgjedhjes së presidentit, gjithmonë i kemi konsideruar të ndara”, tha Kurti.

 

Ai ka thënë se për të dënuarit në shkallë të parë pret korrigjim të vendimeve në Apel, ndërsa ka kërkuar edhe një strategji kombëtare.

“Por, të dyja i kalojnë të gjitha partitë. Për katër të dënuarit në shkallë të parë, ne besojmë për korrigjim në Apel në njërën anë, dhe në anën tjetër na duhet një strategji kombëtare”, tha Kurti.

Sipas tij, procesi i zgjedhjes së presidentit është urgjent, pasi dështimi i tij do të sillte një periudhë të re të pasigurisë institucionale.

“Apeli është aktualisht shumë i ngutshëm, andaj pa president sot, për muaj të tërë, Kosova është pa institucione, andaj duhet ta heqim këtë presion dhe ta kemi vëmendjen dhe mendjen të mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së”, shtoi Kurti.

Megjithatë, ai tha se pa e zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke e ditur se afati për këtë mbaron sot në mesnatë, vendi nuk do të mundë t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në apelimin e dënimit të tyre në shkallë të parë me burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI