Flash

Rubio: 48 orët e fundit mund të çojnë në hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit

Lapsi.al 24 May 2026

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi nga New Delhi të Indisë se është shënuar “përparim i rëndësishëm” drejt një marrëveshjeje të mundshme me Iranin, megjithëse sipas tij ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Gjatë një konference për shtyp, Rubio ritheksoi qëndrimin e Amerikës se “Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore”, duke e cilësuar si “absurde” idenë që presidenti Donald Trump do të pranonte një skenar të tillë.

Ai la të kuptohej gjithashtu se mund të ketë zhvillime pozitive lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se progresi i bërë gjatë 48 orëve të fundit mund të çojë në një “ngushticë plotësisht të hapur, pa taksa”, nëse marrëveshja funksionon sipas planit.

Megjithatë, Rubio theksoi se ende ka “punë për të bërë” dhe shtoi se njoftimet e mëtejshme do të bëhen nga Trump, potencialisht gjatë ditës së sotme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI