Flash

Vijon takimet me liderët botëror, presidenti kinez pritet të vizitojë Korenë e Veriut

Lapsi.al 21 May 2026
Vijon takimet me liderët botëror, presidenti kinez pritet të

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë Korenë e Veriut javën e ardhshme. Një nga burimet e Yonhap tha se një ekip zyrtarësh të sigurisë dhe protokollit presidencial kishte udhëtuar së fundmi në Phenian. Vizita e Xi besohet të zhvillohet në fund të muajit ose në fillim të qershorit. I njëjti burim tha se ky vlerësim mbështetet nga vizita e Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi në Phenian muajin e kaluar, si dhe nga udhëtimet e fundit të anëtarëve të sigurisë personale dhe zyrtarëve të protokollit të Xi në kryeqytetin e Koresë së Veriut.

Gjatë takimit të tij me Wang Yi, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shprehu qëllimin e tij për të forcuar shkëmbimet e nivelit të lartë dhe komunikimin strategjik me Pekinin. Ai gjithashtu iu referua vizitës së tij në Kinë vitin e kaluar, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe. Këtë vit, të dy vendet festojnë 65 vjet nga nënshkrimi i traktatit të tyre gjithëpërfshirës të bashkëpunimit.

Të këshilluara

Pas Trump, Putin mbërrin në Pekin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur këtë të martë në Pekin, ku pritet të zhvilloj një takim me presidentin kinez Xi Jinping. Kjo vizitë e cila synon të ...

17:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI