
Protestuesit i kanë vënë flakën një valixheje, si simbol i emigrimit, dhe e kanë hedhur brenda oborrit të Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe gjimnazistët janë mbledhur sot në ditën e pestë të revoltës kundër qeverisë.
Ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”. Kjo është dita e pestë e protestave në vend, të cilat gjatë ditëve të kaluara janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.