
Studentët e Mjekësisë në Tiranë kanë nisur marshimin në ditën e katërt të protestës drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”. Studentët pritet të ndalen para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.
Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.