
Në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur protestat dhe tensione të forta. Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça dhe Vlora janë zgjuar këtë të premte me protesta. Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar.
Në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Ndërkohë, në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë për këtë të premte, në orën 10:00, por deri më tani protestuesit nuk janë mbledhur. Në tri ditët e mëparshme të protestave, tubimi ka nisur nga Ministria e Arsimit.