
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas gati tre orësh. Karçanaj, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t, ishte e shoqëruar nga avokatja e saj.
Karçanaj më herët ishte në masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë e lehtësoi masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Ajo është një nga 8 të pandehurit në dosjen e tenderave të AKSHI-t, ku SPAK heton dyshime për manipulim të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive.