Flash

U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin idiotësirat dhe të thonin “morëm urdhër”

Lapsi.al 12 October 2026

U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar, pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 ditë nga seancat plenare në parlament. Duke folur për mediat, Balliu tha se është absurde, që goditja me vezë të cilësohet si një akt dhune. Ai theksoi ndër të tjera se çdo vendim vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

"E para ndodh vetëm prej urdhrit të sugar dady të Gys Agasit shokut Edvin. Nuk ka rregullore që përjashton deputetët për 2 muaj. Hera e parë që morëm vesh se veza qenka lëndë piroteknike. Jo se e bën veza. Veza nuk është lëndë piroteknike në mendimin tim. Shishja e parë lëshohet nga PS. Nuk ka njeri nga PS që të merret masë prej tij. Neve na kërkohet përjashtimi për 2 muaj. Kemi ofenduar Niko Peleshin. Çfarë e kemi ofenduar? Ministrat e tjera? As nuk e di kush janë aty. Aty është vetëm Edi Rama. Minimalisht të na kursenin idiotësirat dhe të thonin të vërtetën se sugar daddy i Gys Agasit na ka urdhëruar,"tha Balliu.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI