
Protesta e studentëve ka nisyr zyrtarisht, ndërsa të rinjtë u kanë bërë thirrje nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” që t’i bashkohen protestës. Nxënësit kanë shprehur dëshirën për të dalë dhe për t’u bashkuar me protestuesit, por drejtoresha e shkollës nuk i ka lejuar të largohen nga ambientet e institucionit.
Ndërkohë, protesta e të rinjve vijon në Tiranë, ku protestuesit po u bëjnë thirrje edhe nxënësve dhe studentëve të tjerë që t’u bashkohen.