
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në sallë menjëherë pas dakordësisë në distancë mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e ligjit për Gjykatën Speciale dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Fillimisht u votua një mocion që i lejon kuvendit të votojë në tërësi ligjin edhe pa kaluar 72 orë nga votimi në parim.
Tashmë janë komisionet parlamentare që po shqyrtojnë ligjin i cili do të kalojë në seancë.
Më pas pritet të nisë votimi për Presidentin e vendit ku kandidatë do të jenë Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha.
Ndërkohë jashtë Kuvendit po vazhdon protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së dhe me kërkesën për votimin e Ligjit për Specialen. ©LAPSI.al