Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Infantino tallet me Italinë: “Mund të arrijmë në 208 skuadra në Botëror, për të parë nëse kualifikohet”

Gianni Infantino nuk u përmbajt dhe bëri një batutë thumbuese për Italinë gjatë transmetimit televiziv të ceremonisë hapëse të Botërorit 2026

Lapsi.al 12 June 2026

Gianni Infantino nuk u përmbajt dhe bëri një batutë thumbuese për Italinë gjatë transmetimit televiziv të ceremonisë hapëse të Botërorit 2026 në Mexico City, në prag të ndeshjes që hapi zyrtarisht turneun me fitoren e vendasve ndaj Afrikës së Jugut.

Presidenti i FIFA-s u intervistua nga kanali brazilian “CazéTV” dhe foli për formatin e zgjeruar të Kupës së Botës, me mundësinë që ai të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen. Të zgjerohet deri në atë pikë sa edhe edhe italianët – nënkuptohet: aq të dobët sa nuk arrijnë të kualifikohen prej 12 vitesh në fazën finale të një Botërori – ndoshta do të mund t’ia dilnin…

Batuta e Gianni Infantinos për Italinë në Botëror: “Ndoshta me 208 skuadra…”

“Të shohim si do të shkojë ky Botëror me 48 skuadra – tha Infantino. – Është e qartë se bëhet fjalë për një ngjarje gjigante. Kemi diskutuar edhe për 64 skuadra, për të përfshirë akoma më shumë gjithë botën. Pyetja është ngritur në Këshillin e FIFA-s, por tani le të shijojmë këtë edicion të parë me 48 skuadra. Ndoshta Italia do të kualifikohej me 64 skuadra… mund të arrijmë deri në 208 për të parë nëse kualifikohet.”

Fjalë sarkastike (renditja FIFA për kombëtaret përfshin 211 skuadra…), të shoqëruara me një buzëqeshje ironike, që prekin plagën e moskualifikimit të Italisë në Botëror, pasi humbi me penallti ndeshjen e “play-off”-it në Bosnje. Kështu, ndërsa ndjekja e ndeshjeve të para rihap plagën për të gjithë tifozët italianë, atyre u duhet të përballen edhe me këtë poshtërim publik nga Infantino, i cili, si bir i emigrantëve italianë (babai kalabrez dhe nëna lombarde), sigurisht nuk është gëzuar për dështimin e skuadrës së Gattusos, duke pasur parasysh edhe interesin që kombëtarja italiane gjeneron krahasuar me skuadra të tjera që janë kualifikuar.

Për momentin formati nuk do të zgjerohet më tej: edhe 48 skuadra janë shumë

Sa i përket formatit me 64 skuadra për të cilin foli Infantino, ideja u propozua zyrtarisht nga CONMEBOL në vitin 2025 për Botërorin 2030 (që do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, plus disa ndeshje festive në Amerikën e Jugut), si një ngjarje e vetme për të festuar 100-vjetorin e Kupës së parë të Botës të vitit 1930. Do të bëhej fjalë për 128 ndeshje gjithsej, me 16 grupe nga 4 skuadra, duke lejuar një përfshirje shumë më të madhe të kombëtareve më të vogla nga Afrika, Azia dhe konfederatat në zhvillim. 

Infantino e mori në konsideratë duke e cilësuar si “një ide për t’u studiuar”, por FIFA më pas vendosi të mos vazhdojë me këtë projekt për vitin 2030 për shkak të kundërshtimeve të forta (sidomos nga UEFA), problemeve logjistike dhe rrezikut të zhvlerësimit të turneut me shumë ndeshje pak konkurruese. Mund të themi se edhe me 48 skuadra do të shohim mjaft ndeshje jo shumë të paharrueshme.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI