
Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë gjatë orëve të pasdites, ku policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit që prej katër ditësh vijojnë protestën në Tiranë.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët dhe të rinjtë kanë vijuar të qëndrojnë në bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta, në të cilën marrin pjesë studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë, ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe policisë vijojnë.



