
Një formë ndryshe proteste po zhvillohet këtë të premte para Ministrisë së Arsimit, ku një grup vajzash janë vendosur në rreshtin e parë, të lidhura krah për krah me njëra-tjetrën. Vajzat i paraprijnë marshimit drejt ministrisë, duke brohoritur njëzëri “Turp, turp!” në drejtim të efektivëve të policisë.
Kjo formë proteste vjen pas përplasjeve të shënuara në ditët e fundit, ndërsa këtë herë vajzat kanë zgjedhur të qëndrojnë në krye të turmës.