Flash

Fier/ Neutralizohet vatra e zjarrit në Peshtan, digjen 7 dynym shkurre dhe një kasolle

Lapsi.al 14 August 2026

Një vatër zjarri e shpërthyer në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është vënë nën kontroll dhe është neutralizuar pas një ndërhyrjeje të menjëhershme të forcave zjarrfikëse.

Përballja e shpejtë e strukturave të emergjencave civile, e ndihmuar edhe nga banorët e zonës, bëri të mundur izolimin e flakëve në kohë rekord, duke shmangur kështu përhapjen e mëtejshme të zjarrit në sipërfaqe të tjera pyjore.

Sipas bilancit paraprak nga terreni, nga flakët është djegur një kasolle e braktisur si dhe një sipërfaqe prej rreth 7 dynymësh me shkurre e kullota. Aktualisht, grupet e zjarrfikësve po vijojnë monitorimin e imtësishëm të të gjithë perimetrit të prekur për të garantuar fikjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve nga era.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI