Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Ethet e Nilit" në Korçë, ISHP tregon rrezikun

Lapsi.al 25 August 2026

Rasti i parë me Ethet e Nilit Perëndimor në Shqipëri është regjistruar në Korçë, ku një 72-vjeçar është infektuar nga virusi dhe ndodhet i shtruar në spital, ku po merr trajtimin mjekësor.

Epidemiologia Adela Vasili, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke theksuar se deri më tani nuk janë konfirmuar raste të tjera, as nuk ka raste të dyshuara.

 
Po ashtu ajo ka bërë me dije se sëmundja transmetohet përmes mushkonjave bartëse të virusit që e marrin nga zogjtë apo kuajt e infektuar.

“Nuk kemi raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara me Ethet e Nilit Perëndimor. Ethet e Nilit është një sëmundje që transmetohet përmes mushkonjave bartëse të virusit që e marrin nga zogjtë apo kuajt e infektuar.

Dyshohet se i moshuari është infektuar si pasojë e pickimit të një mushkonje, pasi ai nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Ajo transmetohet vetëm nga mushkonjat dhe jo nga njeriu tek njeriu,” u shpreh ajo.

Bëhet me dije se i moshuari fillimisht ka shfaqur probleme shëndetësore dhe i është drejtuar Spitalit të Korçës, ku analizat konfirmuan praninë e virusit në trupin e tij. Deri më tani, ky mbetet i vetmi rast i identifikuar në Shqipëri.

Të këshilluara

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI