Flash

EMRI/ 35-vjeçari shqiptar humb jetën në pyll në Itali

Lapsi.al 8 October 2026

EMRI/ 35-vjeçari shqiptar humb jetën në pyll në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në pyjet e Rasorës, në zonën e Bolonjës.

Viktima është Shkëlzen Pali, i cili prej vitesh jetonte në Itali. Ai ndodhej në pyll së bashku me një koleg duke prerë pemë.

Gjatë punës, për transportimin e trungjeve ishte vendosur një teleferik i lëvizshëm.

Sipas të mediave italiane, aksidenti ndodhi në momentin kur po aktivizohej kablloja e teleferikut.

Dyshohet se një pjesë e kabllos ishte krijuar si lak në tokë dhe Pali kishte futur këmbët brenda saj, pa e kuptuar.

Kur mekanizmi u vu në lëvizje, kablloja e goditi rëndë 35-vjeçarin. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI