
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, më 14 tetor, nafta do të shitet me pakicë me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 190 lekë për litër.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin është përcaktuar në jo më shumë se 201 lekë për litër, ndërsa për benzinën në jo më shumë se 178 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën 14:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.